Jemi Ne

Jemi krenarë t’ju prezantojmë një pjesë të familjes tonë në rritje dhe t’ju tregojmë entuziazmin, monitorimin dhe krijimin e vazhdueshëm të trendeve botërore, si në produkte ashtu edhe në edukim. Ne kemi krijuar për ju vetëm produktet më të mira për teknikët e thonjve me të cilët punojmë së bashku dhe marrin pjesë në procesin e prodhimit me kimistët dhe furnitorët tanë.

Brendi JanaNails është një brend që është testuar dhe përzgjedhur me kujdes për të përmbushur shijet e absolutisht të të gjithëve, pavarësisht nëse jeni stilist i thonjve fillestar apo me përvojë. Ne dëgjojmë me kujdes nevojat e klientëve tanë dhe përdoruesve tanë, pikërisht ata janë frymëzimi ynë për të krijuar gjithmonë një produkt që do të jetë i nevojshëm dhe për të gjetur qëllimin e tij.

Vizioni dhe e ardhmja

Sa herë që krijojmë një produkt të ri, rritim standardin në të gjithë industrinë dhe ju japim mundësinë që të keni në duart tuaja risitë para të tjerave.

Ne punojmë së bashku me ju për të gjetur më të mirën, nëse doni të krijoni trende me ne, nëse keni nevojë për ide të reja dhe të freskëta, nëse doni të punoni me materiale cilësore dhe të nxirrni më të mirën për ju dhe klientët tuaj – ne jemi këtu për të ju ndihmuar dhe jemi këtu për juve.

Pa modesti të rreme – ju ftojmë të shihni vetë cilësinë superiore të markës sonë. Të gjitha produktet tona vijnë në paketim luksoz që ju jep një prekje magjepsëse në sallonin tuaj dhe klientët tuaj. Duke përdorur produktet tona – mund të relaksoheni dhe të jeni të sigurt se klientët tuaj janë në duar të mira dhe jeni të përmbushur, të lumtur dhe të kënaqur me punën që bëni – ky është qëllimi ynë përfundimtar.